loading

‘Hajmalia’ bie në dorë të Andreas, kryefermeri anulon televotimin; cili shkoi në nominim të përhershëm Andueli apo Frederiku?

Një zarf ka sjellë surpriza të veçanta në studion e Ferma Vip.

“Hajmalia” ka rënë në dorë të kryefermer Andreas dhe ky i fundit është vendosur para një zgjedhjeje që për të duket se nuk ka qenë aspak e vështirë. Ai dogji televotimin dhe vendosi të shpëtonte të dy fermerët, por me një kusht.

Andrea vendosi të çojë deri në fund lojën, duke djegur televotimin e sotëm, por ju desh në fund të zgjidhte mes Anduelit dhe Frederikut për ta çuar në nominim të perhershëm.

Pas zgjedhjes së Andreas, fermeri që do të jetë gjithmonë në televotim të përhershëm është Frederiku. Andueli dhe Frederiku shpëtuan mbrëmjen e sotme nga televotimi, por fundi nuk ishte dhe aq i lumtur.

“Zgjedh Frederikun, pasi ai do të përballojë çdo lloj nominimi. E shoh si finalist. Edhe Frederiku do të dojë që Andueli do të ecë pëpara si djalë i ri. Frederikun e shoh finalist”, tha Andrea duke dhënë shpjegime për zgjedhjen e tij.

Ndërsa Frederiku tashmë si i nominuar i përhershëm me fuqinë që i ka dhënë Agai, zgjodhi Esterin si kryefermeren e radhës.

Ju Rekomandojmë