“Hajde zgjohuni”, në rolin e kryefermeres Big Mama ndan detyrat për fermerët
Këtë javë, publiku ka zgjedhur,Big Mama është shpallur fermerja e javës, duke marrë edhe një herë titullin kryefermere. Në Primen e mbrëmjes së kaluar, ajo u shpall si e preferuara e publikut dhe kështu bëhet e vetmja deri tani që fiton këtë titull për dy javë radhazi.
Edhe këtë mëngjes, Big Mama është zgjuar e para. Si kryefermere, ajo ka marrë përsipër të zgjojë me kujdes të gjithë fermerët, ashtu siç e do tradita në fermë. “Hajdeni, zgjohuni!” ka qenë thirrja e saj e parë e mëngjesit, teksa hynte në dhomat e fermerëve me një një ton pozitiv dhe të lehët. Por e zgjuara nuk ka qenë vetëm me fjalë nuk kanë munguar as përkëdheljet dhe afrimiteti. Me ngrohtësi, Big Mama i është drejtuar Nurit dhe Esterit me fjalët: “Zemër, të kam… zgjohu”, duke i përkëdhelur me puthje dhe dashamirësi. Pasi të gjithë janë zgjuar, Big Mama ka filluar ndarjen e detyrave për ditën. Ajo e ka të qartë se puna në fermë kërkon organizim dhe bashkëpunim, dhe e bën këtë me plot energji dhe humor.
Atmosfera në fermë është gjallëruar që në orët e para të mëngjesit, dhe dita ka nisur me ritëm dhe harmoni. Big Mama vazhdon të tregojë se është jo vetëm një udhëheqëse e zonja, por edhe një figurë e dashur për fermerët e tjerë dhe por ashtu edhe për publikun.