loading

“Hajde se ka rënë gongu”/Andrea mbledh fermerët për punët në stalla

Në mëngjesin e sotëm përveç fakirëve, Andrea, kryefermeri i javës, ka ndarë detyrat për fermerët e fermës. Andrea është kujdesur të ndajë punët në mënyrë që secili fermer të ketë një punë përkatëse. Fermerët janë të gatshëm për të nisur ditën e tyre të zakonshme në stalla, duke veshur kombinoshet dhe duke u përgatitur për punët e mëdha që i presin.

Por, ashtu si çdo ditë, Elinara vonon të përgatitet dhe të dalë për punë. Kjo ka krijuar një atmosferë tensioni, pasi Andrea është bërë gjithnjë e më nervoz me vonesën e saj.

Në momentin që ajo arrin të dalë, Andrea nuk mund të fshihte irritimin dhe i drejtohet me të madhe, duke thënë: “Ishalla do bëheni dhe ju kryefermerë, dhe do e shikoni!” Këto fjalë e kanë bërë situatën më të ngarkuar, pasi tensioni është ndjerë gjithashtu në mes të fermerëve të tjerë ku nuk mungoi as reagimi i Erandit.

Big Basta nga na tjetër, ka nisur punën në pastrimin e fermës. Ai është duke u kujdesur për ambientet e brendshme të fermës, duke siguruar që gjithçka të jetë e pastër. Ndërkohë, fermerët të tjerë janë të angazhuar në detyrat e tyre të zakonshme kujdesin për kafshët, përgatitjen e ushqimit dhe kujdesin e bimëve.