Ylli tremb Ester teksa fermerja këndon këngë për fëmijë,, Andrea i pakënaqur me punët në fermë
Atmosfera vazhdon edhe në fermë, Esteri ka zgjedhur të sjellë një frymë pozitive në fermë duke vazhduar duke kënduar këngët e femijëve të vendosura në fermë. Me frymën e saj pozitive fermerja ka kërcyer dhe kënduar në oborrin e fermës. Atmosferës të Esterit i bashkohet edhe Big Basta e cila nuk zgjat shumë pasi ndërpritet nga kreyfermeri Andrea i cili është i revoltuar për punët në fermë të cilat nuk janë të mbaruara akoma.
Në fermë mbrenda atmosfera nuk është aq e ngrohët pasi një debat është agravuar mes Ylli dhe Andreas. Sipas Andreas qumështi i cili ishte lënë në kujdes nga Ylli është neglizhuar.
Pjesë nga debati i tyre:
Andrea: Shiko se çfarë bëhet ( duke treguar qumështin në kovë).
Andrea: Është prishur është gjynaf.
Ylli: Ti vet më the se e rregulloj vetë kur të pyeta unë.
Andrea: Më ik nga sytë, qumështin ta lash ty mbrëm.
Andrea: Unë nuk prek punë me dorë fare, sepse jam kryefermer.
Ylli: Je gënjeshtar, vetë me the e rregulloj nesër unë.