loading

Grupi rozë apo blu, cili nga ata e fitoi sfidën?

Formula është rikthyer sërish në Ferma VIP. Ester në rolin e kryefermeres dhe Anduel si shoqëruesi i kryefermeres janë vënë përpara një zgjedhjeve ku do të jenë kundërshtarë në sfidë.

Ata ishin të detyruar të krijonin nga një grup me fermerët të cilët do të zhvillonin sfidën. Ester zgjedh: Nenna, Ylli, Big Mama. Ndërsa, Andueli zgjodhi: Big Bastën, Elinara, Erandi.

Ndërkohë, kryeplak Albano ka shpjeguar sfidën me detaje me të cilën do të përballen fermerët. Ai tha se fermerët të ndarë në grupe do të çajnë kutitë e drurit dhe do të rreshtohen për të mbushur kovat me ujë dhe bidonin në mënyrë që të fitojë sfidën.

“Sfida sot është shumë e bukur, me shumë pasjon dhe pak për të qeshur. Fermerët, Ester dhe Erandi duhet të çajnë kutitë e drurit me sqiparë dhe brenda kanë nga një kovë. Pasi çajnë kutitë e tyre, i japin stafetën fermerëve të tjerë në rradhë për të vijuar edhe ata me çarjen e kutive të drurit dhe të nxjerrin kovën. Më pas Ester dhe Erandi do të shkojnë në vendin e tyre. Kur janë hapur të gjitha kutitë, dy të fundit do i mbushin kovat me ujë dhe do ta hedhë ujin në një distancë me fermerin tjetër për ta futur në kovë. Ndërkohë, fermerët që janë në krye do të mbushin kovat që të ulin bidonin që është sipër traut”, shpjegoi Albano.

Grupi fitues ishin grupi blu, pra ai i Esterit. Ndërsa, grupi humbës shkon automatikisht në televotim.