Grupi i Elinarës vazhdon sfidën duke kënduar së bashku
Sfida e dhënë nga Agai ka nisur me energji në fermë, duke përfshirë të gjithë fermerët në një proces të vrullshëm e plot dinamizëm. Të ndarë në dy grupe grupi i Elinarës dhe ai i Nennës fermerët janë angazhuar me përkushtim për të përmbushur detyrat e sfidës: shtypja e ullinjve me presa druri, ndarja e bërthamave me dorë dhe më pas mbushja e shisheve me vajin.
Atmosfera ka marrë tjetër ritëm kur Elinara nisi të këndojë, duke u kthyer në frymëzim për të gjithë. Zëri i saj i ëmbël i bashkoi fermerët në një kor të papritur që ndërthuri muzikën me punën, duke e bërë sfidën më të lehtë dhe më argëtuese.
Ester nga grupi i Nennës është dalluar për përkushtimin dhe ritmin intensiv të punës, ndërsa edhe pjesa tjetër e fermerëve ka treguar përpjekje të dukshme, duke ndarë ullinjtë me kujdes, shpejtësi dhe durim.
Mes këngës dhe punës, nuk munguan as batutat. Teksa Erandi fliste me fermerët, Frederiku i kthehet me një thumb:
“Përtac!”
Përgjigjja e Erandit ishte e menjëhershme:
“Hajde këtu dhe shikoje sa përtac që flet ti!”.
Ndërkohë sfida vijon, dhe bashkë me të edhe gara për fitoren.