loading

“Goca rradha juaj”/ Kryefermer Limi ndan punët dhe për vajzat e fermës

Pas organizimit të djemve dhe ndarjes së punëve për ta, këtë herë ishte radha e vajzave që të marrin udhëzimet nga kryefermeri i javës, Limi. Me autoritet dhe qetësi, ai iu afrua vajzave pasi ato kishin përfunduar kafen e mëngjesit dhe u drejtohet me fjalët: “Rradha juaj.” Secila prej vajzave mori detyrën e saj specifike, të përshtatur me ritmin dhe organizimin e ditës. Këtë radhë, ato do të kujdesen për mirëmbajtjen e ambienteve të brendshme të Fermës  pastrimi, fshirja dhe organizimi i hapësirave të përbashkëta, ndërsa djemtë do të angazhohen me punët më fizike jashtë në stalla dhe sera. As Alba nuk i shpëtoi detyrave të përditshme. Kryefermeri iu afrua asaj me të njëjtin seriozitet, duke i caktuar rolin dhe punën që duhet të përmbushë në këtë ditë. Duket se organizimi në Fermë këtë javë po ecën me ritëm të mirë dhe me drejtim të qartë nga kryefermeri Limi. A do ta mbajë ai këtë energji gjatë gjithë javës?