loading

Gjuha e shfrenuar ndaj Albës, Big Mama i kërkon falje mamasë së saj dhe publikut! Fermerja: Nuk ia kam përmendur familjen askujt

Marrëdhënia e tensionuar brenda Fermës mes Albës përballë Nur dhe Big Mamës është reflektuar edhe në spektaklin e kësaj të premteje në ekranin e Vizion Plus.

Moderatorja Luana Vjollca ju bëri thirrje vajzave që të tregojnë më shumë qetësi dhe të jenë më të kujdesshme në fjalorin që përdorin por dhe në marrëdhënie me njëra-tjetrën.

Big Mama dhe Nur pavarësisht ngritjes së zërit i kanë kërkuar falje publikut dhe familjes, por jo Albës.

Pjesë nga biseda:

Luana: Goca do ju lutesha të ndaloni me këtë lloj sjelljeje.

Big Mama: Gjëja e parë që dua të them dua të drejtohem deri te nëna ime, e cila është njeriu më i shenjtë në jetën time. Asnjëherë në jetën time nëna ime kurrë se ka përdorur fjalë banale. Dua t’i kërkoj falje nënës time, pastaj publikisht shqiptar, më vjen turp prej vetes time që ndikohem prej provokimeve të Albës. Këtë javë kam qenë shumë e rënduar nga ikja e Ronit. Kërkoj falje për këtë, e di që na ndjekin familjarë. Nuk është gjë e bukur të na shohin në telvizor. Edhe njëherë ju kërkoj falje për fjalorin tim, por më mirë një gojë e pistë se një shpirt i pistë. Sa për situatën me Albën jam përpjekur në çdo mënyrë të rregulloj marrdhënien. Jam munduar ta marr me të mirë, ti flas, ta këshilloj, e kam parë që ky njeri nuk bëhet, ka avazhduar me provokimet, se e di që jam njeri emocional. E ka arritur këtë qëllim, hallall i qoftë. Mendimet e mia për Albën nuk ndryshojnë, më mirë një zemër e bardhë si unë se sa një shprt i ligë për Albën. Gjithçka që kam thënë rreth Albës, ajo vetë e ka sjellë.

Alba: Më ke ofenduar familjen.

Big Mama: Nuk ta kam ofenduar familjen, thjesht të kam thënë mendo për familjen. Ishalla nuk turpërohen për veprimet që ke bërë. Nuk je shembull i mirë i asnjë femre e asnjë njeriu.

Luana: Besoj se është e rëndësishme që secili nga ju të tregojë personalitetin e vet dhe shembullin e vet, të askujt tjetër, të mos paragjykojë asnjërin.

Big Mama: Alba mos më provoko.

Alba: Sa i përket njërëzillëkut, të gjithë i kemi patur marrëdhëniet tona, pavarësisht si jemi në lojë. Në asnjë moment muhabet e shëndetit, familjes apo ushqimet asnjërit nuk ia kam përmendur. Sidomos edhe nga informacionet nga  jashtë që merrni apo hidhni supozime se kush është mroali im jashtë, sado informacione që mund të kemi unë për ju, kurrë s’kam për ta bërë, këtë gjë që keni bërë kundrejt meje. Nëse bini pre e një provokimi nga ana ime për një situatë konkrete, çfarë duhet të bëj unë kur më bëni këto gjëra  ndaj meje. Nuk e mendoni se edhe unë jam njeri, edhe unë lëndohem. Përderi sa ruaj këtë gjakftohtësi mendoni se nuk kam shpirt brenda, nuk duhet të mendoni dhe të reflektioni.

Big Mama: Situatat vetë i ke krijuar.

Alba: Këshillat që jepni dhe argumentit që jepni se Alba është fals edhe këshilla bie poshtë.

Big Mama: Pse kërkon këshilla prej meje

Alba: Nuk kam kërkuar kurrë këshilla.

Nur: Ju kërkoj falje njerëzve që më njohin.

Alba: Mos gënje.

Nur: Alba kjo je ti, vetëm ndërpret.

Alba: Unë ndërpres, por nuk gënjej.

Ju Rekomandojmë