“Gjëja më e bukur”/ Ester, Big Mama dhe Andrea flasin për martesën
Një bisedë e ngrohtë, e shoqëruar me doza humori dhe reflektimi, ka ndodhur mes Esterit, Big Mamës dhe Andreas në ambientet e Ferma VIP. Tema? Martesa, një nga institucionet më të përfolura, që solli mendime të ndryshme, por edhe shumë të qeshura.
Gjithçka nisi me një vëzhgim të Esterit, e cila tha:
“Big Mama, e dëgjon çfarë thotë Andrea?”
Big Mama, e befasuar, pyeti:
“Hë?”
Ester sqaroi me ironi:
“Martesa thotë është gjëja më e bukur… se ka hallin se e sheh Gerta”.
Por Andrea nuk e la pa përgjigje:
“Jo moj shpirt, të mos ishte e bukur, nuk do e merrja atë që kam në shtëpi, që më ka bekuar.”
Në vazhdim, debati mori nota më filozofike:
Ester: Martesa përgjithësisht si është?
Andrea: Është shumë e bukur për ata që e duan jetën.
Big Mama: Shumica thonë që është gabimi më i madh.
Ester: Shumica thonë që nëse do ta mallkosh dikë, mos i thuaj ‘vdeksh’, por thuaj ‘u martofsh’.
Andrea, me humorin që e karakterizon, u përgjigj:
“Ndahet në dy kategori mënyra e të jetuarit: beqar dhe i martuar. Kur je beqar, shkon në shtëpi dhe të pret thjesht një frigorifer i gjorë që do të të durojë ty të hash”. Andrea e mbylli bisedën me një përshkrim prekës:
“Nëse vij nga puna, më presin në shtëpi dy çapaçule të vogla dhe një e madhe që më pret me dashuri e harmoni.”
Kjo bisedë, mes humorit dhe të vërtetave personale, tregoi edhe një herë se Ferma VIP nuk është vetëm një lojë, por edhe një vend ku lindin diskutime reale mbi jetën, dashurinë dhe marrëdhëniet njerëzore.