loading

Gara për 100 mijë euro, 5 finalistët e Ferma VIP 2 i bëjnë thirrje fansave: Ja pse duhet të na votoni!

Një mbrëmje yjesh, një natë ethesh dhe emocionesh të forta, që sot do të zgjedhë fituesin e edicionit të dytë të Ferma VIP.

Pesë fermerë në garë, pesë finalistë ku në fund të spektaklit vetëm njëri prej tyre do të kurorzohet fitues i çmimit të madh prej 100 mijë eurosh, shpërblimi i madh për më të mirin e këtyre tre muajve në spektaklit më të madh të shqiptarisë, Ferma VIP.

Moderatorja Luana Vjollca i ka kërkuar secilit prej finalistëve tu drejtohen me një mesazh atyre që kanë në dorë fatin e fituesit, shqiptarëve, se përse do duhet t’i votojnë.

Big Mama: Kam dhënë shumë për këtë Fermë, kamë dhënë gjithçka prej vetes time. Mendoj që do të shpërblehet. Votoni për Big Mamën.

Erandi: Unë mendoj se duhet të jem unë fituesi se përveç atyre që thotë Big Mama që i ka, i kam dhe unë. Por unë kam dhe një gjë tjetër se mendoj se jam modeli më i mirë i kësaj pessheje.

Big Basta: Ç’është e vërteta ky format nuk ishte thjeshtë për të vënë në pah disa fermerë që bën punët e Fermës, por kam dashur të jem një shembull i mirë për djalin, mbesën dhe nipin tim. Për të gjithë ata që janë pozitive. Pse jo, Big Basta fituesi.

Andueli: Duhet të jem unë fituesi se duke marrë parasysh se jam më i vogli, meritoj për të përdorur këtë shumë që të investoj siç duhet në karrierën time.

Andrea: Luana mendoj se duhet të jemë fituesi. Me modestinë më të madhe e them e dua se kam nevojë. E dyta është kam kontribuuar jashtëzakonishmt shumë këtu në fermë. Me përkujdesin tim kundrejt gjtihçkaje dhe duke transmetuar pozitivitetin. Pouna e fshatit nuk është e vështirë për tu jetuar, për të gjtihë gjënë e bukur që kam dhënë. Votoni Andrean.

Ju Rekomandojmë