Ganiu u fut në shtratin e Limit, opinionistët me tone të ashpra: E turpshme, Alba u torturua nga fermerët
Një shaka pa kripë e Ganiut gjatë javës i cili u fut në shtratin e Albës dhe më pas u mbështet edhe nga disa fermerë të tjerë, u kritikua mjaft ashpër nga ana e opinionistëve në Ferma VIP 2, Kastro Zizo dhe Zhaku. Kastro tha se ajo situatë nuk ka lidhje me shakanë, ajo mund të konsiderohet gati si ngacmim. Ndërkohë po kaq e ashpër ishte edhe Zhaku, e cila tha se Alba në këtë rast nuk është bullizuar, por është torturuar. Ajo i cilësoi të turpshme sjelljet e disa prej fermerëve të cilët jo vetëm nuk u distancuan nga situata, por i frynë akoma dhë më shumë. Pjesë nga diskutimi: Kastro: Këta nuk e kanë të qartë se ky projekt do të jetë dhe X ditë të tjera. Në momentin që ata do të dalin nga ky projekt do ju kthehet kundër. Nga momenti që do dalin, jo vetëm që nuk do të kenë këtë urrejteje të pajustifikuar, por do japin qeshje. Sa i përket rastit, por një njeri që të futet nën krevat është si të të ketë puthur me zor, si të ketë abuzuar gati seksualisht. Mos harrorjmë që atje jashtë që një gjest shumë i vogël, përkthehet në qindra e mijëra gra që abuzohens seksualisht për ditë. Ne të japim në një televizon kombëtar të tilla shakara, për të vijuar më pas gjithë kakofoninë, e vijuar nga të gjithë kokoshët dhe pulat aty është për të ardhur turp. Zhaku: Kjo që i keni bërë Albën është torturë, jo bullizim. Në sytë e mi, ata që kanë qenë pjesë sepse unë mendoj se Ganiu bëri një gjë të pafalshme, e më vjen keq që po na shet dhe kartën e patriotizmit. Ganiu: Unë shes çdo lloj karte. Zhaku: Jo është e turpshme. Unë nuk besoj se do gjesh produksion tjetër më të lidhur dhe më patriot në Kosovë apo Shqipëri. Ti i ke hapur gropën vetes me këtë që ke bërë. Kaq jo inteligjentë jeni ju, jo vetëm ti, Big Mama në sytë e mi ke rënë në një gropë të thellë dhe nuk do dalësh më kurrë. Ajo Miss lagjja e këto të tjerat që unë nuk ja mbaj më mend emrin, tregojnë se sa i ligë është njeriu nga xhelozia, ju ka marrë trutë. Të gjithë ju atje të vjetrit që e mbani veten për superstar, e keni treguar veten shumë të neveritshëm. Unë për ju kam vetëm neveri.