Ganiu ka hedhur kripë në të, Roni pi kafen dhe shtrëmbëron fytyrën
Teksa Roni po konsumonte kafen e mëngjesit ditën e sotme në Fermë. Fermeri hastet me një suprizë jo mjaft të këndshme, dikush gjatë natës ka hedhur kripë te uji i ekspresit. Regaimi i fermerit nuk ishte i menjëhershem apo i zhurmshëm, fermeri thjesht shtrembëroi fytyrëen dhe hodhi kafen në kosh. Nga ana tjetër Alba në rolin e saj të kryefermeres duke qënë se fermerët ditën e sotme nuk janë zgjuar akoma, vendos qe zgjimin e sotëm ta bëj në një mënyrë ndryshe. Kryfermerja merr një tenxhere dhe një luge, shkon në dhomën e gjumit, duke i rënë tënxheres dhe duke kënduar përpiqet që te zgjojë fermerët për të vazhduar punët e mëngjesit. Duket sikur fermerët janë bezdisur goxha nga kjo taktikë zgjimi të kryfermeres duke dashur që ta ndalojnë si në rastin e Ronit apo edhe ne rastin e Erandit. Në dhomë dëgjohen të bërtiturat e Ester qe duket mjaft e bezdisur nga kjo situatë. Nga ana tjetër fermeri Erandi i bën “pritë” , kryfermeres duke e bllokuar me krevatet e dhomës. Por fermerja ka vazhduar me rutinën e saj të zgjimit të fermerëve ka kaluar dhe i ka thënë Erandit vetëm:”mos më prek”. Si duket dinamikat ne Fermë akoma vazhdojnë dhe fermerët akoma nuk i binden urdhërave te Albës si kryefermere e Fermës.