Ftohet marrëdhënia Limi-Alba? Fermeri: Gjej mënyrën e duhur të flasësh me mua se nuk jam burri yt
Duket se situata mes Limit dhe Albës ka pësuar një luhatje të fortë në marrëdhënien e tyre. Alba e ka pyetur Limin nëse janë mirë, pasi sipas fermeres ai është sjellë shumë ftohtë sot. Ndërsa, fermeri është acaruar shumë me Albën. Ai i tha Albës se duhet të mësojë sesi të flasë me të. Pjesë nga debati: Alba: Mos bëj si naiv se e di shumë mirë që çdo çift ka dhe ditë që nuk janë në rregull Limi: Çfarë kemi ne për të mos qenë në rregull Alba: Po ku e di unë thashë të të pyes Limi: Këto pyetje mbaj brenda vetes tënde, gjej mënyrën e duhur të flasësh me mua. Nuk janë pyetje siç duhet. Duhet të pyesësh ‘hë zemra çfarë bën, a ka ndodnjë gjë që të shqetëson. Shpresoj të jesh mirë’. Ndërsa ti me mua mua je i fohtë sot. Kështu flasin dy njerëz të rritur në një marrëdhënie të vërtetë. Për mua ka të bëjë shumë mënyra sesi më flet. Alba: Unë e mendova si hall. E kisha në mendime Limi: E ke gabim Alba: Po bëj muhabet momental, pse bën sikur çfarë të kam thënë Limi: Unë të kam thënë shumë herë zemër, ti mua asnjëherë dhe nuk do të të them më Alba: Të kam thënë dhe unë që të kam zemër Limi: Tani nuk e dua, mos ma thuaj më. Për mua ka të bëjë shumë mënyra sesi më flet. Më tej, ai i tha Albës se nuk është burri i saj dhe nuk duhet t’i kërkojë llogari.