“Frikacak burrë”/ Andrea për Big Bastën: Do rri të përqafoj atë unë
Tensionet në fermë nuk kanë marrë ende qetësi. Marrëdhënia mes dy fermerëve, Big Basta dhe Andrea, vazhdon të jetë e trazuar dhe duket se fjalët e thëna dhe heshtjet e mbledhura gjatë javëve kanë filluar të shpërthejnë njëra pas tjetrës. Duket sikur fermeri Andrea dhe marrëdhënia që ai ka me Big Bastën është mfajtë ë agravuar dhe duke shkuar me fjalë jo shumë të këndshmë. Agriviteti ndaj situatës i Andreas shprehet dukshëm në këtë video ai është frikacak burrë u shpreh Andrea. Teksa Andrea punonte në tokë me përqendrim, pranë i afrohet Keisi, me të cilën nisi një bisedë që shumë shpejt mori drejtim emocional. Pa filtra, Andrea shprehu zhgënjimin dhe pakënaqësinë që ndien ndaj Big Bastës. “Ishalla nuk e ka deklarat të rreme” – u shpreh ai me ton të prerë, duke shtuar më pas, “Turp.”
Fjalë që nuk lanë vend për interpretime. Më pas, në afërsi është afruar dhe vetë Big Basta, ndoshta për të sqaruar ose për të zbutur situatën. Por përballja nuk zgjati:
Andrea, pa u kursyer, i tha prerë:
“Avullo, nuk dua të të dëgjoj.”
Kaq ka mjaftuar që tensioni të rikthehej i gjallë në ajër, ndërsa fermerët përreth janë vënë në pozita vëzhguesi, të ndërgjegjshëm se konflikti mes dy personazheve po shkon drejt pikës së vlimit. Kjo nuk është hera e parë që Andrea dhe Big Basta përplasen, por sot u duk qartë se mospajtimet nuk janë vetëm personale ato kanë filluar të ndikojnë edhe atmosferën brenda grupit. Keisi, që u gjend në mes të bisedës, mbeti e tërhequr, duke dëgjuar në heshtje shpërthimin e Andreas.