Frederiku surprizohet nga droni i mbërritur për të
Fermerët janë mbledhur në verandën e fermës, duke përsëritur skenat dhe duke analizuar çdo detaj të shfaqjes. Atmosfera ishte pozitive, por një surprizë e papritur do të ndryshonte gjithçka.
Zhurma e dronit bëri që të gjithë të dilnin shpejt në oborrin e fermës dhe të shikonin lart, duke pyetur veten se për kë mund të ishte ky mesazh që po vinte nga qielli. Këtë herë surpriza ishte për Frederikun. Në momentin që Frederiku e lexoi mesazhin, fytyra e tij shpërtheu në një buzëqeshje të madhe dhe plot emocion. Mesazhi që droni përmbante ishte: “Mbreti i familjes Ndoci”. Mesazhi i ardhur nga familjarët e tij e emocionuan pa fund fermerin.
Pasi ky ishte një njoftim që e bëri Frederikun të ndihej i nderuar dhe i motivuar, duke ditur që ai ishte tani në një nomiminim të fortë, përballë Anduelit. Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte një pjesë tjetër në fund të mesazhit: “Përqafoje Big Mamën”. Ky ishte një porosi që ngjalli emocion gjithashtu edhe te fermerja Big Mama.