loading

Frederiku përgatit akullore, Big Mama e ndihmon

 

Një ditë në fermë, por kjo ditë ishte e veçantë, sepse Big Mama kishte marrë përsipër të gatuante për gjithë fermerët. Ajo është e njohur për aftësinë e saj të jashtëzakonshme në kuzhinë, dhe sot ishte koha për të shijuar një drekë të paharrueshme.

Fermerët ishin ulur rreth tavolinës në kuzhinën e fermës, duke shijuar gatimet e Big Mamës.  Mes bisedave, ata gjithashtu po ndanin mendimet për ditën e ardhshme dhe si do të përballeshin me sfidat e reja të fermës.

Në këtë moment, Frederiku dha një ide shumë interesante. Ai propozoi të pwrgatiste  një akullore speciale për të gjithë fermerët. Big Mama, gjithmonë e gatshme për të përmirësuar çdo moment, pranoi menjëherë idenë. Ata u ngritën nga tavolina dhe u drejtuan në kuzhinën e fermës, ku filluan përgatitjet për akulloren. Big Mama e udhëhoqi Frederikun hap pas hapi. Ata përdorën përbërës të freskët dhe të thjeshtë.