loading

Frederiku, Keisi dhe Roni kërcejnë në sallon, përshëndetjet e veçanta të fermerëve

Nur, Keisi, Frederiku dhe Roni kanë dhuruar një atmosferë ndryshe mbrëmjen e sotme në Fermë. Ka qenë Nur dhe Keisi, dy fermerët bukuroshe të cilat po kërcenin së bashku, por më pas Nur shkoi të kërcente para pasqyrës në dhomën e gjumit. Ronit dhe Keisit i janë bashkuar edhe fermerët e tjerë gjatë kërcimit.  Këngët kanë qenë të spikatura ku ndër to ishte dhe kënga që ka kënduar Roni me Dafina Zeqirin. Gjatë kërcimit me Keisin, Frederiku ka përshëndetur vajzat e tij, kësaj përshëndetje iu bashkua edhe Keisi e cila i dhuroi një puthje me dorë. Por nuk ka mjaftuar me kaq, edhe Roni ka bërë përshëndetjen e tij të veçantë. Këtë herë ai përshëndeti këngëtarin Lumi B, teksa në sfond ishte muzika e Dafina Zeqirit dhe këngëtarit. “Lumi B, biri im, të dua”, tha Roni gjatë përshëndetjes së tij.