Frederiku-Albës: Mirëmëngjes sunshine
Edhe këtë javë, fermerja e javës është përzgjedhur Big Mama. Ajo u shpall fituese në spektaklin prime të mbrëmshëm dhe njëkohësisht mori titullin kryefermere, duke u bërë e para fermere që e fiton këtë titull për dy javë rresht. Pasi u zgjohet si kryefermerja e javës, Big Mama nis ditën me përkushtim, duke shkuar drejt ambienteve të fermës. Ajo është gati të udhëheqë dhe këtë javë, me energjinë që e karakterizon.
Ndërkohë, fermerja e parë që zgjohet sot është Alba, e cila nuk e ndalon rutinën e saj të përditshme. Ajo e nis ditën me një filxhan kafe në dorë, duke pëshpëritur: “Fresh day, fresh day” si një mënyrë për ta parë çdo ditë si një fillim të ri. Duhet theksuar se nata e djeshme për Albën nuk ishte aspak e qetë, pasi përjetoi disa dinamika që ndikuan në gjendjen e saj emocionale. Megjithatë, ajo zgjohet me qetësi dhe vazhdon ditën në mënyrë pozitive. Pas saj, zgjohet edhe Limi, më pas të gjithë shkojnë në verandën e fermës. Aty, si çdo mëngjes, shijojnë së bashku kafen e mëngjesit, një moment i rëndësishëm për nisjen e ditës.
Atmosfera është e ngrohtë dhe miqësore. Frederiku, një nga fermerët, e përshëndet Albën me fjalët: “Mirëmëngjes, sunshine!”, duke dhënë një ton pozitiv për ditën që sapo ka nisur. Fermës nuk i mungon ritmi, e dita duket se do të sjellë zhvillime të reja.