Agravon debati mes Frederikut dhe Albës: Të pash gjysëm nudo
Albi, pas eliminimit nga Ferma VIP mbrëmjen e djeshme ka zgjedhur Frederik Ndocin si kryefermer. Ky i fundit, zgjodhi Albën për të qëndruar bashkë në shtëpinë e Njishit. Por duket se gjërat nuk kanë shkuar fort mirë në mbrëmjen e parë në shtëpinë e Njishit. Frederiku i ka thënë Albës se e ka parë gjysmë të zhveshur në banjë pasi e kishte lënë derën hapur. “Në banjë, e kishe lënë derën hapur dhe të pashë gjysmë nudo. Por e kishe fajin ti”, është shprehur Frederiku.