Frederik Ndoci eliminohet nga Ferma Vip 2, preken fermerët; ja emri që zgjodhi si kryefermer
Pas lajmeve të mira, të pashmangshmet janë edhe ato jo pozitivet. Një televotim i hapur që prej spektaklit të herës së shkuar nxori në televotim 5 fermerë të cilët humbën sfidën. Pas zarfit që mbërriti në studio me emrin e të nominuarit, moderatorja Luana Vjollca lexoi emrin e fermerit që u eliminua menjëherë nga gara.
Frederik Ndoci ishte fermeri i cili pas votës së publikut u largua mbrëmjen e kësaj të premteje nga Ferma VIP 2.
Frederiku: A të rri dhe sonte për Elinarën.
Luana: Më vjen keq Frederik.
Frederiku: Nuk më vjen keq mua fare.
Luana: Megjithatë do të të kem përballë sonte.
Frederiku: Ishte një praktikë e jashtëzakonshme. Kënaqësi e madhe që të jem dhe me ata që nuk janë VIP-a. Kënaqësia ka qenë edhe për ata që na kanë parë nga shtëpia dhe për të gjithë ata që më kanë ndjekur. Kaq ishte. Ferma VIP nuk është për VIP-a 67-vjeç, unë besoj se jam i pari në botë që e kam bërë,.
Luana: Duhet të them që e superuar në mënyrë fantastike.
Frederiku: Tani fillon kënaqësia. Kur mbush ato valixhet thua që unë kam familje, kam fëmijë që më presin. Për mua ishte kënaqësi edhe për të afërmit që i kam larg. Qëllimi im ka qenë në fermë për datën 11 maj e cila u realizua. Qëllimi tjetër ka qenë që kush se njeh Frederikun, ky jam. Për Frederikun që është kontrapedal edhe me veten, Basta urime për fitoren.
Big Basta: Çfarë fitoreje?
Frederiku: Ti do e fitosh.
Luana: Frederik emrin e kryefermerit të ri?
Frederiku: Kryefermeri i ri është Andueli.