Frederik i bie çiftelisë dhe Andueli luan me kitarë, dhurojnë spektakël për fermerët
Vijon atmosfera e zjarrtë në Fermë. Përpos grupit që po këndonin ku në krye ishte Andueli me kitarën e tij, tashmë fermerët janë bërë “më të fuqishëm”. Njëri me çifteli e tjetri me kitarë dhuruan pa dyshim një atmosferë të jashtëzakonshme. Ata performuan këngë të ndryshme ku Andueli i këndonte me zërin e tij të mrekullueshëm.
Në tryezën e ahengut, ishte dhe Big Basta dhe Limi ku dy fermerët kanë nisur të bisedojnë me njëri-tjetrin për muzikën që kanë qejf. Big Basta u shpreh se nga Hip Hopi është mërzitur pak. Mos vallë këngëtari po na paralajmëron që edhe mund të largohet nga muzika që jemi mësuar ta degjojmë duke kënduar.