loading

“Forca me fitore”/Tjetër dron në fermë surprizohet Frederiku

Dita në fermë vazhdon të jetë e mbushur me punë, por edhe me emocione. Ndërsa fermerët janë angazhuar maksimalisht në përgatitjen e betonit për të mbushur gropat sipas urdhrit të Agait, një tjetër surprizë ka zbritur nga qielli. Një dron tjetër ka mbërritur në fermë, dhe këtë herë surpriza ishte për fermerin Frederiku.

Zëri i dronit bëri që të gjithë fermerët të kthenin kokën për të parë se për kë ishte mesazhi. Në pankartën e varur në dron shkruhej: “Forca me fitore, Shqiptaria me ty.” Një mesazh i fuqishëm dhe mbështetës, që preku thellë Frederikun. I emocionuar, ai falënderoi motrat e tij përmes kamerës, duke mos fshehur ndjesinë e fortë që i dhuroi kjo surprizë.

Fermerët e tjerë reaguan menjëherë me përqafime.Por surprizat nuk përfunduan këtu. Për të lehtësuar atmosferën dhe për t’i dhënë energji të re ditës së punës, Agai vendosi muzikë në fermë. Ndër këngët e përzgjedhura, njëra prej tyre ishte kënga e Ronit, ish fermerit që tashmë është larguar nga loja. Kënga ngriti në këmbë të gjithë fermerët, të cilët nisën të kërcejnë dhe të festojnë nën ritmin e saj. Edhe pse puna vazhdon, emocionet dhe ritmi i ditës kanë sjellë një frymë të re pozitive në fermë.