loading

“Forca Lake”, Erandi surprizohet nga miqtë e tij: Ju dua shumë

Dita e sotme në fermë duket se është kthyer në një maratonë emocionesh, ku dronët po sjellin jo vetëm mesazhe, por edhe shumë ndjeshmëri. Pas surprizave të fermerëve Limi ,Ester dhe Big Basta, radhën këtë herë e kishte Erandi, fermeri që ndodhet aktualisht në shtëpinë e fakirit.

Droni, që këtë herë fluturoi drejt pjesës së izoluar të fermës, solli me vete një mesazh mbështetës e motivues për të:
“Erandi, jemi me ty. Forca, lake!”
Një frazë e thjeshtë, por me peshë të madhe emocionale, që e preku dukshëm fermerin.

I emocionuar, Erandi tha:“Ju dua shumë!”
Ky reagim i sinqertë krijoi një atmosferë ndryshe në fermë  për pak çaste. Të gjithë fermerët, si ata në fermë, ashtu edhe në shtëpinë e fakirit, duartrokitën dhe përqafuan Erandin, duke i dhënë edhe më shumë forcë në këtë rrugëtim.  Për Erandin, kjo surprizë ishte më shumë sesa një mesazh – ishte një rikujtim se nuk është vetëm.