loading

“Fitoftë më i miri”, Ylli dhe Frederiku flasin për zgjedhjet në Fermë

Moderatorja Luana Vjollca ka përshëndetur fermerët mbrëmjen e sotme ku nuk kanë munguar as batutat, konkretisht nga kryeplak Albano.

Moderatorja ka pyetur dy kandidatët Frederik dhe Ylli se si ka shkuar kjo javë fushate për to.

I pari që mori fjalën ishte Frederiku ku përgjigjet e tij i ktheu në italisht. Më pas fermeri ka komplimentuar edhe Luanën ku i tha që moderatoret jashtë vendit nuk janë më të bukura se ajo.

Pas Frederikut, ishte Ylli ai që foli për zgjedhjet dhe rolin e tij si kandidat.

“Kanë qenë ditë me stres pasi kam qenë edhe kryefermer edhe kandidat. Fitoftë më i miri nga ne të dy”, tha ndër të tjera Ylli.

Moderatorja ka përshëndetur në veçanti edhe fermeren e re Nenna se si është ndjerë në ditët e para brenda Fermës.

Ju Rekomandojmë