Finalja e madhe/ 5 finalistët zhvillojnë sfidën e parë, kush janë dy humbësit që shkojnë në televotim
Edhe në finalen e madhe të Ferma VIP 2, nuk munguan sfidat për 5 finalistët.
Të pestë fermerët, Andrea, Big Basta, Andueli, Erandi dhe Big Mama u përballën nq një sfidë individuale ndërsa, Erandi dhe Big Mama humbën sfidën.
Sipas njoftimit të moderatores Luana Vjollca, Erandi dhe Big Mama si humbës të sfidës, do të shkojnë në një televotim “kokë më kokë”, ku vetëm njëri nga të dy do të vazhdojë rrugëtimin për çmimin e madh.
“Dy të fundit që nuk fitojnë sfidën do të përballen në një televotim kokë më kokë. Dhe ju ndajnë pak minuta që të njoftoheni me emrin e votuar nga publiku”, tha moderatorja Luana Vjollca në fillim të sfidës.
“Vetëm njëri nga ju do të vazhdojë rrugëtimin drejt finales,” shtoi moderatorja.