loading

Fillon sfida/ Dy grupet ‘përveshin mëngët’ dhe nisin nga puna për ndërtimin e kampingut dhe pishinës

Pas mbërritjes së zarfit surprizë, Ferma VIP është futur në një atmosferë të re plot ngjyra, kreativitet dhe punë në grup. Një sfidë e veçantë, e sjellë nga Agai në bashkëpunim me Megatek, ka vënë në lëvizje të gjithë fermerët, të cilët tashmë kanë nisur nga puna për të ndërtuar dy ambiente verore unike.

Sipas udhëzimeve të zarfit, fermerët janë ndarë në dy grupe dhe po punojnë me përkushtim për të sjellë në jetë temat:

Plazhi; Një hapësirë relaksi dhe argëtimi, ku grupi i parë po përdor kreativitetin për të krijuar një kënd tipik pushimesh, plot rërë, shezlongë dhe atmosferë verore.

Kampingu; Grupi i dytë po ndërton një ambient natyror, me elemente që sjellin përjetimin e vërtetë të jetës në natyrë, zjarre kampingu dhe çadra.

Ndërkohë, në ndihmë të fermerëve kanë ardhur edhe dy specialistë të cilët do të udhëzojnë ata për të realizuar sa më mirë sfidën.

Për t’i dhënë sfidës një shije edhe më të veçantë, fermerët do të kenë mundësinë të ndërtojnë edhe një pishinë, të cilën do ta shfrytëzojnë vetëm pasi të kenë përfunduar plotësisht projektet e tyre.

Kjo është më shumë se një sfidë – është një mundësi për të bashkëpunuar, për të treguar talentin krijues dhe për të sjellë brenda Fermës atmosferën më të bukur të verës. Qëndroni me ne për të parë se cili grup do të shkëlqejë më shumë në këtë sfidë të mbushur me risi dhe entuziazëm!