LIVE nata e dytë e Ferma VIP: Nga debatet, te televotimi për të preferuarin dhe ndëshkimi për Albën, çfarë pritet të ndodhë sonte
Ka filluar në ekranin e Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring, Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2, Prime i dytë i reality show-t më të ndjekur në Shqipëri “Ferma VIP 2”. Nën moderimin e Luana Vjollcës, 16 fermerë janë pjesë e këtij spektakli të veçantë, duke garuar për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Por, çfarë ka ndodhur mes fermerëve në ditët e para të qëndrimit në Fermë? Nga zënkat dhe debatet, tek shoqëria e krijuar që në fillim mes njëri-tjetrit. Batutat dhe këngët, muzika dhe kërcimi me njëri-tjetrin… Cili do jetë ndëshkimi i Agait për Albën, e cila hapi zarfin e Ronit? Kush do të zgjidhet fermeri më i preferuar nga publiku? Për këto dhe shumë të tjera, na ndiqni live në ekranin e Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring, Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2, si dhe në You Tube Ferma VIP Albania Live. Qëndroni pas ekranit njerëz, nata e dytë live e Ferma VIP fillon tani…