loading

Fillon dita plot angazhim në fermë: Fermerët në aksion

Pas një mëngjesi të mbushur me batuta e tensione të lehta, dita në fermë ka vijuar me ritmin e zakonshëm të punëve. Edhe fermerët e shtëpisë së fakirit i janë bashkuar detyrave ku Erandi dhe  Frederiku janë bashkuar punëve të fermës.

Fermerët janë shpërndarë nëpër stallat e kafshëve, ku secili ka marrë përgjegjësitë përkatëse, të ndara më herët nga kryefermer Ylli. Përkujdesja ndaj kafshëve është kthyer jo vetëm në detyrë, por edhe në një mënyrë për të ndërtuar lidhje emocionale me to. Fermeri Erandi, me humorin e tij të veçantë, i është drejtuar lopës Murra me fjalë plot humor:
“Ti e di Murra që unë kam simpati për ty, nesër do të të sjell një helikopter me trëndafila.”
Një batutë që ka shkaktuar të qeshura te të tjerët dhe ka shtuar atmosferën pozitive në stallë.

Ndërkohë, në një tjetër moment gazmor, Andrea është kapur duke ndjekur një pulë, ndërsa Nenna, e trembur për një çast, mes të qeshurash po kapnin pulën nëpër stallë.
Këto momente spontane e të çiltëra tregojnë se, edhe mes punëve të lodhshme, nuk mungon fryma e humorit . Kryefermeri Ylli ka ndjekur nga afër organizimin, duke u siguruar që gjithçka të ecë me rregull. Fermerët, pavarësisht mosmarrëveshjeve të mëngjesit, kanë treguar përkushtim dhe bashkëpunim të admirueshëm kur vjen puna për të ushqyer dhe kujdesur për kafshët.