Fermerët vrapojnë për në stallë, Keisi i merr çizmet Big-Mama-s
Teksa të gjithë fermerët ishin bërë gati për të shkuar në stallë, Big Mama po kërkonte çizmet të cilat ia kishte marrë Keisi. Big Mama tha se çizmet e saj ishin numër 40-ta dhe se nuk mund të vishte çizme të tjera. Ajo i kërkoi gjithashtu Agait një palë çizme numër më të madh pasi tha që këto që ka nuk mund t’i vishte. Pjesë nga biseda: Big Mama: Ku janë çizmet e mia? Alba: Çfarë numri i kishe? Big Mama: 40-ta, këto janë 36-ta. Alba: Këto janë të Kejsit. Ndërkohë, Big Mama i thërret Kejsit dhe shkëmbejnë çizmet me njëra-tjetrën.