Fermerët shkojnë te kafshët/ Erandi mjel dhinë, e ndihmon Big Basta
Teksa në Fermë ka rënë gongu, fermerët kanë vrapur për te kafshët. Big Mama i dha detyrë, Erandit, Andreas, Limit dhe Big Bastës që të kujdesen e të ushqejnë kafshët.
“Ozi, çfarë ka djali, çfarë ka bukuroshi, çfarë ka zemra vogël? Pse të ka shkuar kjo shtrembët”, ishin përkëdheljet e Big Bastës për Ozin.
Ndërkohë, Erandi ka filluar të mjelë dhinë, i ndihmuar edhe nga Big Basta i cili e mbante që të mos lëvizë. Pranë tyre është afruar edhe Limi me Andrean. Limi ka ngacmuar Erandin në lidhje me mjeljen e dhisë teksa i tha me shaka që ja paske marrë dorën cyrles (vegël muzikore).
“E mo Erand ja paske marrë dorën cyrles”, tha me shaka Limi.
“Sa vezë mblodhe”, e pyeti Andrea-Big Bastës, ndërsa fermeri ja ktheu 4 kokrra.