loading

Fermerët sfidojnë kreativitetin, enët prej balte marrin formë në fermë

Pas demonstrimit nga mjeshtri i baltës, sfida krijuese në fermë ka hyrë në fazën e tjetër: tani është radha e fermerëve për të treguar aftësitë e tyre në modelimin e enëve prej balte. Nën mbikëqyrjen e mjeshtrit dhe me udhëzimet e dhëna më parë, fermerët janë përfshirë me përkushtim në këtë aktivitet që kërkon durim dhe  kujdes.

Të parët që u ulën në tavolinën e punës ishin Erandi dhe Andueli. Të dy nisën procesin me përqendrim të plotë, ndërsa mjeshtri i vëzhgonte nga afër. Erandi zgjodhi të krijojë një tavë për cigare, duke u dalluar për qasjen e tij praktike dhe kreative. Ndërsa Andueli, ndonëse përpiqet me përkushtim, në përpjekjen e parë nuk ia del të realizojë me sukses enën e tij.

Më pas, radhën e morën Elinara dhe Andrea. Me seriozitet dhe vëmendje ndaj çdo detaji, të dy i hynë procesit me një qëndrim profesional. Puna e tyre u përmbyll me sukses, duke sjellë dy enë balte të realizuara me kujdes dhe qartësi në formë. Në vijim, Andueli rikthehet sërish në tavolinën e punës për të provuar enën e tij për herë të dytë. Në krahun tjetër, Frederiku ulet për të filluar krijimin e enës së tij. Me një qasje të qetë ai nis punën me përqendrim. Sfida e baltës vazhdon me energji dhe entuziazëm, ndërsa çdo ferment po jep maksimumin për të treguar kreativitetin dhe aftësitë e veta në këtë provë të veçantë.