loading

Fermerët punojnë, por kanë pakënaqësi ndaj kryefermerit Andrea

Punët në fermë vijojnë me ritëm të pandalur, ndërsa fermerët janë të angazhuar në stalla, nën drejtimin e kryefermerit të javës, Andrea.Kryefermeri ndan detyrat për secilin dhe kujdeset që gjithçka të shkojë me ritmin e duhur.
Megjithatë duket se po shfaqen pakënaqësi mes fermerëve në lidhje me mënyrën e drejtimit të Andreas.

Në një bisedë mes Yllit dhe Big Bastës, u dëgjua një koment ironik që hedh dritë mbi pakënaqësinë e fermerëve:
“Do me dalë në kamera se është kryefermer,” – tha Ylli, duke shprehur hapur skepticizmin për rolin e Andreas dhe qëllimet e tij si drejtues.

Pavarësisht këtij tensioni të lehtë, puna në fermë nuk ndalet. Fermerët vazhdojnë me përkushtim detyrat e tyre ditore  duke pastruar stallat, shtuar bar për kafshët dhe duke u kujdesur për ushqimin dhe mirëmbajtjen e tyre.