loading

Fermerët përgatiten për kritikat e opinionistëve në Prime-in e nesërm, Erandi-Zhakut dhe Katros: Unë jap jetën për lopën, ti çfarë ke bërë?

Fermërët kanë nisur të bëhen gati për “kritikat” e opinionistëve për Prime-in e ditës së nesërme. Teksa po rrinin në fermë, ata kanë nisur të hamendësojnë kritikat që Katro Zizo dhe Zhaku mund të drejtojnë drejt tyre. Ka qenë Big Basta, i pari që ka nisur të mendojë se dy opinionistët do i shajnë nesër, ndërsa Elinara i përgjigjet se për tu sharë kanë shkuar dhe i kanë marrë parasysh të gjitha. Ndërkohë, Erand Solji ka ndërhyrë, teksa me shaka tha se fermerët nuk mund t’i shajë njeri pasi janë të vetmit që i shërbejnë lopës. Madje ai shtoi se nëse opinionistët nisin ta kritikojnë ai do i thoshte se ai jep jetën për lopën. Pjesë nga biseda: Big Basta: Sa do na shajë Kastro me Zhakun Elinara: Në për tu sharë kemi ardhur këtu Big Basta: Ato nuk ta përtojnë Big Mama: As ne nuk ua përtojmë atyre Erandi: Ne s’ka çfarë na shan njeri, se ne jemi të vetmit që i bëjmë hyzmet lopës. Po të më thotë gjë mua do i them: ti i shërben lopës, vjen ti aty apo unë? Unë jap jetën për lopën, ti ke bërë gjë për lopën? Elinara: Nuk e dija fare që ishte Zhaku në juri, kur e mora vesht mu bë qejfi shumë Big Mama: Kisha 12-13 vite pa e parë. Elinara: Është tepër artiste dhe e artikuluar. Big Basta: Çfarë bagazhi ka Kastro…

Ju Rekomandojmë