loading

Fermerët nuk dinë të ndalen, dhurojnë super atmosferë me këngë e valle në dhomën e gjumit…

Duket se fermerët nuk e kanë ndërmend të flenë sonte teksa Fermën e ka pushtuar muzika dhe këcimi. Pothuajse e kthyer në një traditë, fermerët edhe sonte po kërcejnë dhe po këndojnë me njëri tjetrin. Nga këngë e valle më të ndryshme, fermerët kanë dhuruar një super atmosferë plot lumturi. Elinara, Big Mama, Nur dhe Andueli e kanë nisur të parët kërcimin në dhomën e gjumit ku më pas i janë bashkuar edhe të tjerët. Ndërkohë, Andrea ka qenë duke hekurosur dhe duke kërcyer njëkohësisht. Të qeshura e lumturi pafund, fermerët vraponin nëpër dhomë teksa kërcenin. Më pas, Andueli ka vënë një shami mbi kokë teksa imitonte një nuse, ndërsa Big Mama ka shpërthyer në të qeshura.

Ju Rekomandojmë