Fermerët nisin ditën me urdhërat e kryefermerit Andrea ,Elinara dhe Nenna në kuzhinë, Frederik luan me kitare
Dita ka nisur me energji në fermë, dhe siç pritej, kryefermeri i ri i javës, Andrea, ka marrë në dorë drejtimin dhe organizimin e punëve. Pas ndarjes së roleve në mëngjes, ai ka dhënë urdhërat e para konkrete, veçanërisht për grupin humbës të sfidës me enët prej balte.
Me urdhër të Andreas, pjesëtarët e grupit humbës janë angazhuar menjëherë me detyrat e tyre. Elinara dhe Nenna kanë marrë përsipër përgatitjen e mëngjesit dhe janë përkushtuar në kuzhinë, jo vetëm për veten, por edhe për të gjithë fermerët e tjerë.
Ndërkohë, pjesëtarët e grupit fitues po e shijojnë privilegjin e fitores. Frederik, një nga antarët e grupit fitues këtë herë ka zgjedhur të relaksohet. Ai është parë duke rënë kitarën dhe duke luajtur në organo, teksa pjesa tjetër e fermerëve angazhohet me punët e ditës.