loading

Fermerët nisin ditën me energji, pastrime, përqafime dhe punë në kuzhinë

Pas zgjimit të zakonshëm nga kryefermerja e javës, Ester, dita në fermë ka nisur me ritëm. Menjëherë pas thirrjes së mëngjesit, fermerët janë vënë në lëvizje duke filluar detyrat përkatëse. Treshja e parë që mori iniciativën për të nisur ditën me punë ka qenë Big Basta, Nenna dhe vetë kryefermerja Ester, të cilët u angazhuan me pastrimin dhe sistemimin e kuzhinës.

Duket se nata e kaluar, pas darkës festive që pasoi Primen, ka lënë gjurmë në kuzhinë, ndaj grupi i parë i fermerëve është përballur me sfidën e rikthimit të rendit dhe pastërtisë.  Ndërkohë, Ester nuk e ka ndërprerë misionin e saj të mëngjesit. Ajo ka vazhduar të zgjojë pjesën tjetër të fermerëve, duke i caktuar nëpër pjesë të ndryshme të fermës, si në sera,stalla apo në ambientet e jashtme të fermës. Disa prej tyre janë zgjuar më herët dhe kanë nisur përgatitjen e kafesë së mëngjesit, ndërsa të tjerë janë përfshirë në sistemimin e mëtejshëm të kuzhinës.

Atmosfera në fermë ka qenë pozitive. Nuk kanë munguar as momentet e afërsisë dhe ndjeshmërisë mes fermerëve. Një ndër to ishte përqafimi i mëngjesit mes fermerëve Erandi dhe Elinara.