loading

Fermerët në veprim, enët prej balte marrin formë nën duart e tyre

Fermerët janë rikthyer në punë me energji të reja, duke vijuar me përkushtim punën për përgatitjen e enëve prej balte. Aktiviteti, i cili është pjesë e një sfide krijuese dhe praktike, nisi me grupin e kryefermeres Ester, të përbërë nga Andrea, Andueli dhe vetë Ester, Big Mama dhe Frederiku. Të tre treguan angazhim dhe vëmendje ndaj detajeve, duke zbatuar në praktikë mësimet e marra një ditë më parë nga mjeshtri i enëve prej balte.

Mes atmosferës së qetë dhe muzikës të krijuar nga , Andueli vazhdoi përgatitjen e enëve të tij me përkushtim individual, ndërsa pjesa tjetër e grupit punoi në harmoni për të përfunduar me sukses punimet e tyre. Rezultatet ishin të dukshme, me enë të formësuara me kujdes dhe dashuri.

Pas rënies së gongut, në aktivitet u përfshi grupi i dytë, i përbërë nga Nenna, Ylli dhe Elinara, Erandi dhe Big Basta . Edhe ata treguan një nivel të lartë përqendrimi dhe bashkëpunimi, duke realizuar punime interesante dhe funksionale. Ky aktivitet jo vetëm që ka vënë në pah aftësitë krijuese të fermerëve, por ka nxitur edhe frymën e bashkëpunimit dhe respektit për punën në bashkëpunim.