loading

Fermerët luajnë lojën e kungulleshave, garë e fortë mes Big Bastës dhe Anduelit; cili nga ata u eliminua

Pas një sfide intensive me epitetet, ku nuk munguan debatet dhe përballjet e drejtpërdrejta, fermerët e Ferma VIP kanë vendosur të lehtësojnë atmosferën me një lojë argëtuese dhe spontane. Ata kanë vendosur të luajnë me njëri-tjetrin lojën e kungulleshave. Ajo që nisi si një ditë e mbushur me tension emocional, u kthye në një mbrëmje plot të qeshura dhe bashkëpunim mes fermerëve.

Ndërkohë, dy fermerët të cilët zhvilluan një garë të fortë me njëri-tjetrin ishte Andueli me Big Bastën. Ishte Basta ai i cili triumfoi në lojën e kungulleshave.

Lodhja mendore pas përballjeve në lojën e Agait u zëvendësua me një shpërthim energjie, ndërsa fermerët filluan të luajnë mes tyre kungulleshash, duke krijuar një ambient lozonjar e fëmijëror.

Ky moment tregoi edhe një herë se, pavarësisht debateve dhe strategjive të lojës, fermerët e dinë si të gjejnë gjuhën e përbashkët përmes argëtimit dhe lojës.

Pas emocioneve të forta në lojën e epiteteve, ku shumë u ndjenë të ekspozuar, loja e kungulleshave ishte mënyra më e mirë për të “shfryrë” tensionin dhe për të rikthyer atmosferën e shoqërisë në fermë.

Duket se Ferma VIP vazhdon të surprizojë me luhatje emocionale të forta, një ditë në qendër të kritikave, ditën tjetër qesh e luan si fëmijë. E gjithë kjo është pjesë e lojës dhe eksperiencës unike që vetëm Ferma VIP mund të ofrojë.

Ju Rekomandojmë