Fermerët luajnë lojën e epiteteve, Ester-Big Bastës: Je hakmarrës
Loja me epitetet, e iniciuar nga Agai, ka krijuar tensione dhe ballafaqime të drejtpërdrejta mes fermerëve në Ferma VIP. Gjatë raundit të parë të sfidës, atmosfera u ngroh ndjeshëm kur Ester zgjodhi epitetin “hakmarrës” dhe vendosi t’ia adresojë Big Bastës.
Debati nisi menjëherë pas përzgjedhjes së saj. Ester i tha fermerit që ajo mendon se ai merr hak në situata të ndryshme prandaj vendosi ta quante me epitetin hakmarrës.
Pjesë nga biseda:
Ester: Hakmarrës, mendoj që është Big Basta
Big Basta: Pse?
Ester: Sepse ke marrë hak në disa situata të ndryshme
Big Basta: Me të drejtë kam marrë
Ester: Me të drejtë a të padrejtë e di ti por unë mendoj që kështu
Big Basta: E kam bërë, prandaj ti mendon që jam hakmarrës
Ester: A mendon ti Nenna që Big Basta është hakmarrës, po ose jo?
Ester: Duhet të ngremë dorën nëse mendojmë psh se Basta është hakmarrës.
Ndërkohë, 6 fermerë kanë votuar që Basta është hakmarrës në lojë.
Ky shkëmbim solli në pah tensionet e fshehura dhe perceptimet personale që fermerët kanë për njëri-tjetrin pas më shumë se dy muaj bashkëjetese. Ajo që nisi si një lojë argëtuese, u kthye shumë shpejt në një moment ballafaqimi të sinqertë, ku maskat ranë dhe u thanë gjëra që deri më tani mbase ishin mbajtur nën zë.
Sfida e epiteteve sapo ka nisur dhe duket se do të shpalosë edhe më shumë të vërteta të pathëna mes fermerëve të Ferma VIP.