Fermerët kujdesen për kafshët, Erandi dhe Elinara përkëdhelin dhitë
Ashtu si çdo ditë tjetër edhe sot fermerët kanë shkuar të kujdesen për kafshët pas rënies së gongut.
Të gjithë të përkushtuar dhe të ndarë janë kujdesur secili për kafshët. Fillimisht Elinara dhe Erandi kanë shkuar të përkëdhelin dhitë, ndërsa fermerja ka shkuar më pas të kujdeset për Ozin. Teksa po e përkëdhelte dhe po i këndonte, ajo i ka pastruar edhe stallën dhe i ka shtruar vendin.
Më tej, Ylli i ka thënë Erandit dhe Elinarës që Frederiku iu ka thënë fermerëve të tjerë që ata të dy kanë ndjenja për njëri-tjetrin. Ai ka shtuar gjithashtu se çifti po imitojnë Limin dhe Albën, ndërkohë që Erandi dhe Elinara nuk kanë bërë asnjë reagim.
Ndërkohë, Ylli më pas ka mjelur dhinë dhe Big Basta e ka ndihuar duke e mbajtur nga brirët.