Fermerët hanë drekë, Erandi ngacmon Elinarën: Me rroba banjoje…
Një atmosferë e gëzuar dhe plot humor ka mbizotëruar sot në drekën e fermerëve të Ferma VIP, ku gatimi i Elinarës ka qenë në qendër të vëmendjes. Ndërsa të gjithë po shijonin ushqimin e përgatitur, komplimentet për Elinarën nuk kanë munguar, duke filluar me “Të lumshin duart!” nga fermerët.
Por, si gjithmonë, nuk mund të mungonte dhe ngacmimi nga ana e Erandit, i cili e pyeti Elinarën me shaka: “Të lumshin duart, vetë e bëre?”. Elinara, me buzëqeshje, i është përgjigjur: “Ishte një që më ngjante pak…”! Kjo përgjigje e saj ngjalli kureshtjen e Erandit, i cili vazhdoi me humor: “Thashë se do më thuash, me rroba banjoje”.
Por, Erandi nuk u ndal me kaq. Pak më vonë, fermeri ka treguar një batutë tjetër gazmore për Elinarën, duke shtuar akoma më shumë të qeshura në tryezë: “I thashë vetë do të shkosh? Jo tha do marr dhe shapkat. I thashë, vetëm lahesh ti, po më tha: marr dhe shapkat”, tha ai me shaka, duke treguar një moment argëtues mes tyre.
Këto momente tregojnë se, përveç punës dhe sfidave të jetës në fermë, fermerët gjejnë gjithmonë kohë për të ndarë të qeshura dhe për të forcuar lidhjet mes tyre. Humori dhe ngacmimet miqësore janë bërë pjesë e përditshmërisë në Ferma VIP, duke sjellë më shumë lehtësi dhe argëtim për publikun.