loading

Fermerët fillojnë punët në fermë

Edhe sot, si zakonisht, dita në fermë ka nisur me ritëm dhe përkushtim. Fakirët, ashtu si një ditë më parë, janë zgjuar herët dhe menjëherë janë veshur për të shkuar drejt stallave, aty ku i presin kafshët që tashmë janë bërë pjesë e pandashme e rutinës së tyre të përditshme.

Punëve në stallë këtë mëngjes u është bashkuar edhe Ylli, i cili është bërë pjesëe punëve të stallës. Si gjithmonë, Big Basta ka nisur mëngjesin në mënyrën e tij të veçantë me përshëndetjen e kafshëve. Ai ka shkuar i pari tek Ozi, një ndër kafshët më të dashura të fermës, të cilin e ka përkëdhelur me kujdes dhe dashuri, duke krijuar një lidhje të veçantë emocionale që tashmë është kthyer në ritual të përditshëm. Pas këtij momenti të ngrohtë, puna ka vijuar me pastrimin e stallave dhe ushqimin e lopëve e dhive. Big Basta dhe Ylli kanë bashkëpunuar në mënyrë harmonike, duke treguar organizim dhe përkushtim në çdo hap. Ndihmës i tyre këtë mëngjes ka qenë edhe Frederiku, i cili ka marrë përsipër misionin e tij të zakonshëm  mbledhjen e vezëve një nga detyrat e rëndësishme për mirëfunksionimin e përditshëm të fermës.

Ndërkohë, në shtëpinë e fakirit, Nur dhe Andra janë duke u përgatitur për t’iu bashkuar grupit në stallë, duke vijuar kështu me rutinën e tyre të përditshme të punës dhe angazhimit. Puna ka nisur qetë, me përkujdesje e bashkëpunim për mbarëvajtjen e kfshëve dhe përkujdesjen e tyre nga fermerët.

 

Ju Rekomandojmë