loading

Fermerët e ‘djegin’ Fermën, kërcejnë e këndojnë me njëri-tjetrin

 

Fermerët i kanë vënë flakën Fermës mbrëmjen e sotme.

Të gjithë kanë kërcyer e kënduar me njëri-tjetrin, ndërsa Andueli ka mbi dy orë që këndon. Me zërin e tij të mrekullueshëm, fermeri ka dhuruar një super atmosferë për të gjithë fermerët e tjerë. Që nga këngët popullore e deri te ato patriotike fermerët kanë kërcyer njëzëri të gjithë së bashku. Edhe Agai ka vendosur të mbajë me muzikë, këngë e valle fermerët që ata të kalojnë një mbrëmje të paharrueshme së bashku.

Gjatë atmosferës të krijuar prej tyre, ka patur edhe momente pikante. Big Mama ka ‘mbytur’ me puthje Limin, ndërsa për të thumbuar Albën i ka thënë që mezi e pret ta takojë jashtë Fermës.

Mes fermerëve është bashkuar edhe Nenna, fermerja më e re e cila u bashkua mbrëmë në spektaklin më të ndjekur. Big Mama me nota humori i tha që tashmë ajo është ushtarja e saj.

Fermerët kanë vijuar sërish të këndojnë teksa kanë kërkuar nga Agai këngë sipas dëshirave të tyre. Nuk kanë munguar as përshëndetjet e fermerëve për këngëtarë të mirënjohur të Shqipërisë dhe Kosovës.

Këngët dhe vallet kanë zgjatur për një kohë të gjatë duke lënë të kuptohet që fermerët nuk dua të flenë gjumë por të shijojnë momentin që sipas tyre, normalisht vjen vetëm një herë në jetë.