Fermerët bëjnë provat për shfaqje, Erandi iu mëson skenarin dhe se si të aktrojnë
Një shfaqje teatrale do të luhet në Ferma Vip 2. Skenaristi i shfaqjes ishte fermer Erandi, i cili në jetën reale është aktor.
Ditën e sotme, fermerët kanë zhvilluar prova pothuajse gjithë pasditen në lidhje me shfaqjen. Bëhet fjalë për një film me metrazhtë shkurtër i cili ndërthur traditat e familjes shqiptare me ato të huaj. Një vajzë shqiptare dhe një djalë amerikan kanë rënë në dashuri me njëri-tjetrin, ndërsa duan që lidhja e tyre të bëhet zyrtare. Tashmë ka ardhur dita që dy familjet të takohen me njëra-tjetrën.
Dy familjet të cilat do të lidhin krushqi me njëra-tjetrën duket se nuk po kuptohen shumë mirë. Familja shqiptare është e pakënaqur që amerikanët nuk po respektojnë traditat e tyre duke filluar që nga heqja e këpucëve kur futen brenda në shtëpi e deri te kafja turke që e shërben nusja e re ose më konkretisht vajza e cila do fejohet, i cili krushku amerikan nuk e ka shumë qejf. Por, si të mos mjaftonte një miqësi, vajza amerikane dashurohet me vllain e kunatës së saj dhe tashmë kemi dy raste për të “festuar”.
Fermerët po bëjnë prova me skenare në duar në mënyrë që ta mësojnë më së miri rolin e tyre, ndërsa Erandi i cili është skenaristi po iu mëson se si të aktrojnë. Ai shpesh herë ndërhyn për të përmirësuar cilësinë e aktrimit dhe shfaqjes që do të zhvillohet.