Ferma zgjohet me vështirësi , Andrea përgatit kafen, Ester dhe Andueli ‘bëjnë humor’ në shtrat
Pas përpjekjeve të para për të zgjuar fermerët, kryefermeri Andrea nuk ndalet. Si çdo mëngjes, ai ndjek me përpikmëri rutinën e tij duke zgjuar fermerët për të nisur ditën. Pasi i çoi në këmbë shumicën, Andrea zhvendoset drejt kuzhinës për të përgatitur kafen e mëngjesit , nga kuzhina fermeri bërtet për të zgjuar fermerët e pa zgjuar akoma “zgjohu o dreq…” tha me humor Andrea.
Megjithatë, jo të gjithë janë zgjuar. Disa fermerë vazhdojnë të kenë vështirësi për t’u ngritur nga krevati, mes tyre edhe Ester dhe Andueli. Të dy qëndrojnë ende të shtrirë, duke u përpjekur të zgjasin pak më shumë momentet e fundit të qetësisë para se të nisë dita e ngarkuar me punë.
Në këtë atmosferë të përgjumur, nuk mungojnë as batutat. Ester dhe Andueli shkëmbejnë disa biseda me humor, ku një nga momentet më qesharake ishte kur Ester e godet me shaka Anduelin në të pasme, duke sjellë të qeshura mes fermerëve.
Pak më vonë, Andrea rikthehet sërish për të siguruar që të gjithë janë në këmbë dhe ndan detyrat e ditës me fermerët.