https://www.facebook.com/share/r/1A85q6JAMB/
Ferma VIP/ Ja kush është fermeri i preferuar, avantazhi i papritur në lojë
Frederik Ndoci është fermeri që ka rrëmbyer më shumë vota nga publiku në Ferma VIP. “Fermeri i preferuar që publiku ka zgjedhur nëpërmjet votave duke i dhënë titullin kryefermer është Frederik Ndoci”, lexoi moderatorja Luana Vjollca në zarf, teksa nënvizoi se do të ketë disa benefite në lojë. Frederik Ndocit iu komunikua se do të udhëheqë një zinxhir, ku do të zgjedhë dy personat e parë që do të sfidohen në arenë. Ndoci zgjodhi Albën si fermeren që do të sfidohet në arenë. Ndërsa kjo e fundit zgjodhi Big Mamën si kundërshtaren e saj. Ndërkohë Big Mama përmendi emrin e Silvanës si fermeren që do të shkojë në televotim së bashku me personin që do të humb sfidën spektaklin e sotëm.