loading

“Ferma VIP 2” mbrëmja e 17-të live/ Sfida të papritura, provokime dhe 3 rrëfime tronditëse; çfarë pritet të ndodhë sonte

Në Ferma Vip 2 u mbyll një fundjavë plot me sfida të jashtëzakonshme dhe debate të forta mes fermerëve. Pas prime-it të kaluar të premten, ku spektakli mori vëmendjen e të gjithë fansave, këtë herë ishte koha për të përjetuar përpjekjet dhe përballjet e mëdha mes fermerëve ku edhe buxheti ishte minimal. Vetëm 10% buxhet arritën të siguronin fermerët nga sfida e zhvilluar nga Agai.

Një nga sfidat më interesante që u zhvillua gjatë fundjavës ishte ajo e “Të Padukshmëve”, ku fermerët duhej të kalonin një provë të vështirë për të mos reaguar në asnjë mënyrë ndaj fantazmave të cilët ishin Big Mama dhe Erandi. Kjo sfidë i detyroi ata të tregonin jo vetëm aftësitë e tyre fizike, por edhe mënyrën se si mund të merren me situata stresuese dhe të paqartë. Sigurisht, kjo ka sjellë tensione të dukshme mes grupeve, pasi secili ka pasur mënyrën e tij të reagimit në këtë sfidë që i ka kërkuar shumë përqendrim dhe aftësi. I vetmi që nuk ra pre e “Të padukshmëve” ishte Ylli. Kjo bëri që Erandi dhe Big Mama të përfundojnë te Fakiri dhe të gjithë fermerët e tjerë nga fakirë të kthehen në fermerë.

Po ashtu, një tjetër sfidë që ka sjellë shumë të qeshura ishte sfida e pakove “Buzë me Buzë”, ku çiftet e fermerëve duhej të dërgonin pako nga një tavolinë në oborr në një tjetër vetëm me anë të buzëve pa i prekur me dorë. Një provë që, përveç që kërkonte një saktësi të madhe, bëri që të krijoheshin situata shumë komike dhe të papritura, duke sjellë edhe shumë provokime mes fermerëve.

Dhe ndërkohë që spektaktli është i garantuar, pyetja mbetet: Kush do të arrijë të kalojë sfidat dhe kush do të bëhet pjesë e ngjarjeve më të nxehta të “Fermës”?

Tre rrëfime të Big Mamës, Elinarës dhe Nennes pritet të trondisin primen e mbrëmjes së sotme…

Për këto dhe shumë të tjera, na ndiqni live në ekranin e Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring, Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2, si dhe në You Tube Ferma VIP Albania Live. Nën moderimin e moderatores unike Luana Vjollca dhe opinionistëve pikantë Zhaku dhe Kastro prisni një spektakël të mrekullueshëm.

Qëndroni pas ekranit njerëz, nata e 17-të live e Ferma VIP 2 po fillon tani…