loading

Ferma në lëvizje Nur dhe Nenna në kërkim të vezëve, Big Mama në kuzhinë dhe një bisedë reflektuese mes Albës dhe Yllit

Dita në fermë ka vijuar me një ritëm të qëndrueshëm pune, ku secili prej fermerëve ka marrë rolin e vet në përmbushjen e detyrave ditore. Kryefermeri Ylli, i cili po drejton me vendosmëri këtë javë, ka vendosur të aktivizojë dy prej fermereve, Nur dhe Nenna,  mbledhjen e vezëve nga kotecat e pulave.

“Jam me vajzat e mia këtu,” tha Ylli me batutë, teksa shoqëronte Nurin dhe Nennën gjatë misionit të tyre. Ndërkohë, duke qenë se Nenna është fermere e re, Ylli shfrytëzoi rastin për t’i sqaruar më shumë nga rregullat dhe mënyrat e funksionimit në fermë. Në anën tjetër, Big Mama ishte angazhuar në kuzhinë, ku po përgatiste ushqimin për të gjithë fermerët, si gjithmonë me përkushtim e energji. Ajo u ndihmua më vonë edhe nga Nur, e cila pasi përfundoi me vezët, iu bashkua për të kontribuar edhe në gatim.

Ndërkohë, në verandën e fermës u shfaq një moment më reflektues. Alba, e ulur pranë Yllit dhe Big Bastës, i kërkoi ndjesë kryefermerit për mospërfshirjen e saj aktive në detyrat e ditës.
Ylli e dëgjoi me vëmendje dhe e këshilloi sinqerisht: “Mos u ndiko nga njerëzit e tjerë. Ti krijon inat dhe pastaj nuk kryen detyrat. Mos lejo askënd të të ulë ritmin.”