Ferma në dilemë/ Kush e shkaktoi kaosin me kashtën?
Pas një mëngjesi të mbushur me tension, fermerët kanë mbetur të shokuar nga ngjarja e çuditshme që ka ndodhur gjatë natës. Kashta që kishte mbuluar çdo cep të fermës ka lënë dyshime në ajër. Pas përgatitjes së kafes, atmosfera është ngarkuar me dyshime, dhe të gjithë janë të përqendruar në gjetjen e autorit.
Shumica e fermerëve janë të dyshimtë se Nenna mund të jetë autorja e kaosit, pasi disa prej tyre e kanë vënë re që ajo ishte shumë e qetë dhe e fshehur gjatë natës. Për më tepër, ka pasur disa mungesa në fermë, siç janë çizmet, të cilat janë zhdukur papritur.
Në këtë moment, Ester, kryefermerja, ka vendosur të zbardhë të vërtetën. Ajo ka pyetur të gjithë fermerët se kush ka fjetur më vonë mbrëmë, duke kërkuar informacion për të ndihmuar në gjetjen e autorit.
Andrea ka dyshuar qartë për Nennën. Për Andrean, çdo gjë duket se lidhet me Nennën nga zhdukja e çizmeve tek prishja e rendit të zakonshëm në fermë. Duke i’u drejtuar edhe Nennes me fjalët “ ke bërë trazira”. Nenna i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat duke mos pranuar asnjë prej tyre dhe duke e mohuar atë që Andrea po e akuzon.