Fakirët zgjohen nga gjumi dhe vishen për të shkuar te stallat
Zgjimi ka nisur herët për fermerët e shtëpisë së fakirit. Pavarësisht kushteve më të vështira, duket se atmosfera atje është e qetë dhe e organizuar. Pas largimit të Fermeres Keisi, tre banorët që kanë mbetur në këtë pjesë të shtëpisë Nur, Big Basta dhe Andrea kanë treguar se janë të gatshëm të përballen me çdo sfidë.
Nur dhe Big Basta ishin të parët që u zgjuan dhe, pa humbur kohë, kryen rutinën e mëngjesit dhe u veshën me uniformat për të shkuar drejt stallave. Pas tyre, edhe Andrea u zgjua dhe u bashkua me grupin, duke ndjekur të njëjtin ritëm. Organizimi dhe harmonia mes tyre po i japin një frymë të re jetesës në shtëpinë e fakirit. Pavarësisht mungesës së komoditeteve që ofron pjesa tjetër e shtëpisë, fakirët po e përballojnë situatën me pozitivitet, përkushtim dhe bashkëpunim. Ky qetësim i brendshëm dhe ndjenja e përgjegjësisë tregon bashkpunim mes njëri-tjetrit.